Google ADS

E jashtëzakonshme, foshnja lind 11 javë pas binjakes

23:10 | 20 Gusht 2019
A. B.

Një nënë, e cila ka mitër të rrallë, ka përjetuar mrekullinë që i ndodh shumë pak femrave në këtë botë.

Ajo lindi foshnjen rreth 11 javë pas binjakes së saj. Nëna quhet Liliya Konovalova, 29 vjece dhe është nga Kazakistani.

Ajo solli në jetë vajzën Liya në maj, kur ishte 25 javëshe shtatzënë. Kur kaluan 3 muaj, më 9 gusht, nëna lindi binjakun Maxim, duke i lënë doktorët pa fjalë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kazakistan, rastet që ndodh një mrekulli e tillë janë një në 50 milionë. Ndërsa Liliya ishte rasti i parë i këtij lloji në vend.

Nëna krenare, e cila ka edhe një vajzë 7 vjece ka një gjendje të rrallë që njihet si “mitra e dyfishtë”. Kjo do të thotë se secili nga binjakët është zhvilluar në mitrën e vet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme