Një vogëlushe 6 vjeçe, që kishte vështirësi në të mësuar, u hoq nga shkolla për t’u martuar me një burrë shumë të madh në moshë në Pakistan, fakt ky që u zbulua pas një hetimi. Fëmija, emri i së cilës nuk jepet, më pas u kthye në shkollë në Britaninë e Madhe, por ajo është një ndër ato dhjetëra vajza dhe djem të rinj që i detyrojnë me forcë të martohen pavarësisht ligjeve dhe njësive zbatuese.
Rasti i 6-vjeçares u zbulua nga një investigim i “Sunday Times” që zbuloi se martesat e fëmijëve po zhvilloheshin në xhamitë dhe dhomat e pritjes në Britaninë e Madhe po ashtu si dhe jashtë vendit. Një rast tjetër që është zbuluar është ai i një vajze 9 vjeçe nga Londra, e cila u mbrojt me urdhër të gjykatës nga martesa në Afganistan me një kushëri që kishte dyfishin e moshës së saj.
Një tjetër fëmijë, vajzë 11 vjeçe, u detyrua të martohej me një 20-vjeçar në Bangladesh dhe mbeti atje derisa gjykata mori vendim për ta rikthyer atë në shtëpi. Të mësuarit rreth martesës së detyruar nuk është përfshirë në lëndët mësimore, por ka burime të tjera që lejojnë mësuesit kujdestarë që të bisedojnë me komunitetet e prekura dhe nxënësit për çështje personale, sociale apo shëndetësore.
Ministri për parandalimin e abuzimit, shfrytëzimit dhe krimit, Karen Bradleu, tha: “Ne e bëmë ‘martesën e detyruar” një vepër penale kriminale në vitin 2014 për të mbrojtur më mirë viktimat dhe për të dhënë mesazhin se kjo praktikë e neveritshme është krejtësisht e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në Britaninë e madhe.”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?