Google ADS

E habitshme! Qentë dhe njerëzit kanë diҫka të përbashkët gjatë komunikimit të tyre

15:41 | 3 Shtator 2016
Arbresh.info

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundi se qentë përdorin një njëjtën hapësirë truri si njerëzit në procesin e komunikimit mes tyre.

Studimi i publikuar në revistën “Science”, tregoi se qentë përdorin të njëjtën hemisferë (të majtën) gjatë kohës që komunikojnë me njërëzit dhe po ashtu të njëjtën hemisferë (të djathtën) kur komunikimi merr intonacion.

Sipas studimit, rezultoi që qentë vlerësojmë vetëm rastet kur komunikimi i njerëzve është me intonacion, sepse në këtë rast u funksionojnë të dy hemisferat e turit.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti që pronarët e qenve thonë vazhdimisht: qeni është miku më besnik, ndaj edhe është i kujdesshëm në atë që themi, por edhe nga mënyra si e themi.

Attila Andics, një ekspert i gjuhës së kafshëve në universitetin e “Eotvos Lorand”, në Hungari, thotë se aftësia që kanë qentë për të kuptuar gjuhën e njerëzve evoluon më shumë nga sa mendojmë.

Andics shton se ajo që e bën komunikimin e njerëzve unikë është shpikja e fjalëve dhe jo aftësia për përpunimin e tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme