Këta vëllezër binjak u adoptuan nga familje të ndryshme në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore.
Pasi ishin të ndarë për rreth 70 vjet, ribashkimi për të cilin ata kishin ëndërruar u bë realitet.
Gjatë gjithë kohës, Lucian Poznanski, 71 vjeç, kurrë nuk e kishte ditur se ka një vëlla binjak, por, ai gjithmonë e kishte ndjerë se e ka një.
“Në zemër, gjithmonë e kisha një ndjenjë se kisha një vëlla binjak”, kishte thënë ai për BBC.
Kur ishte në fund të 60’ave të tij, ai e kuptoi për herë të parë se kjo ndjenjë ishte e vërtetë, dhe ishte habitur, transmeton Gazeta Express.
“Nuk mund t’i mbaja emocionet… isha në shok”, tha ai. “Nuk brengosem edhe nëse e fitoj lotarinë, thjeshtë e dua vëllain tim pranë meje”, tha ai.
Binjaku i tij, George Skrzynecky, kuptoi se kishte një vëlla binjak kur ishin të dy 17 vjeç. George kishte provuar ta gjente atë gjatë viteve të 60’a, por pa fat.
Më pas, George u shpërngul në SHBA. “Për 70 vjet, jetova me gjëra të panjohura dhe mendoja se kurrë nuk do ta gjej atë”, tha Skrzynecky.
“Kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të ndodh”, tha ai. Vëllezërit më pas ishin ribashkuar me ndihmën e Kryqit të Kuq.
Ata më në fund u takuan pas 70 vitesh të ndarë.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...