Dy yje në një galaksi tepër të largët do të përplasen dhe do të shkrihen me njëri – tjetrin, duke u shndërruar në një yll të ri. Ato do të shpërthejnë në një dritë të kuqe të ndezur që do të mund të shihet nga Toka.
Kështu shprehet astronomi Larry Molnar, i cili i ka studiuar këto dy yje që ndodhen në sistemin KIC 9832227, që prej vitit 2013.
Askush më parë nuk ka mundur që të parashikojë në mënyrë të saktë shpërthimin e një ylli të këtij lloji, por Molnar është i bindur që do të mund ta shohim këtë fenomen nga Toka.
Gjatë kësaj përplasje “kokë më kokë” diejt do të jenë 100 mijë herë më të shndrritshëm dhe do të duket si një dritë rrezëllitëse në Maj të 2022, shprehet Molnar.
Sipas tij, përplasja do të jetë kaq e fortë sa nuk do të jetë i nevojshëm përdorimi i një teleskopi për ta parë këtë fenomen, pasi do të mund të dallohet me sy të lirë.
Në vetvete, sipas ekspertit, kjo përplasje tregon edhe fatin që kanë yjet, diejt e planetet në galaksi.
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...