Një histori si nëpër filma është regjistruar në Uells, ku Halfina Eddy-Evans pasi hodhi aksidentalisht në kosh hard-diskun e ish-partnerit të saj James Howells është penduar, kur ka mësuar se ai vlente 682 milionë euro, pasi përmbante kodin për Bitcoins.
James tani po lufton për të marrë një leje që do t’i jepte atij mundësinë për të kërkuar në vendgrumbullimin e mbetjeve për hard-diskun që e bën atë milioner.
Ai kishte nisur të blinte Bitcoin që në vitin 2009 dhe ndërkohë e kishte harruar plotësisht llogarinë e tij me kriptomonedha. Pasi zbuloi se sa vlejnë tani 8 mijë Bitcoin-ët e tij, ai dëshiron që të gjejë hard-diskun, por Halfina thotë se e ka hedhur në kosh, por me kërkesën e tij.
Disku përfundoi në plehra nëntë apo dhjetë vjet më parë dhe çifti u ndanë ndërkohë. Pasi James eksperimentoi me kriptomonedha për javë të tëra në vitin 2009, ai ndaloi së bëri atë pas ankesave nga Halfina. Kompjuteri me të cilin kishte blerë Bitcoins ishte në dhomën e gjumit, kështu që partnerja kishte shprehur shqetësim për zhurmën e ventilatorit ndërsa flinte.
Pas kësaj, James i shiti komponentët për pjesë, por e mbajti hard-diskun. Ai më vonë transferoi të gjitha fotot dhe muzikën nga ai në kompjuterin e ri, megjithëse nuk mundi të transferonte skedarin e vogël që përmban kodet e Bitcoin sepse nuk ishte i pajtueshëm me sistemin operativ Apple. Ai shprehet për mediat britanike se e futi diskun në një sirtar dhe e harroi./A2cnn
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut