Një i ri indian që nga mosha 10 vjeçe kur qante derdhte gjak në vend të lotëve dhe për këtë i është vënë niknemi ‘djali i stigmatizuar’.
Është misterioze se si Akhilesh Raghuvanshi, tani 13 vjeç, i rrjedh nga veshët, sytë, goja, këmbët dhe flokët e tij gjaku deri në dhjetë herë në ditë, transmeton Arbresh.info.
Gjendja e dhimbshme e Akhilesh, i cila e sheh gjakderdhjen nga trupi i tij edhe pse ai nuk është i prerë ose i gërvishtur, e lë atë me lodhje ekstreme.
Prindërit e tij fillimisht menduan se djali vuante nga dehidrimi, kur ai filloi të rrjedh gjak nga hunda e tij tre vjet më parë por ata shpejt e kuptuan se ishte diçka më serioze.
Mjekët janë shokuar se si gjaku vazhdon të derdhet nga trupi i Akhilesh, edhe pse ata mendojnë se ai mund të ketë një gjendje të rrallë të ngjashme me sëmundjen haemolacria ku kjo sëmundje shtyn personat që të prodhojnë lotë të përbërë pjesërishtë nga gjaku.
Vetëm një grusht njerëzish rreth globit besohet se vuajnë nga stigmata një emër i gjuhës së folur dhënë atyre që imitojnë Jezu Krishtin i cili besohet të ketë pësuar gjatë kryqëzimit./Arbresh.info
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...