Shumë prej nesh e konsiderojmë adoleshencën si një kohë “të turbullimit dhe të stresit “, edhe pse adoleshenca shoqërohet me disa probleme është vërejtur se ajo nuk është domosdoshmërisht një periudhë kaq stresuese sa ç’është menduar në të shkuarën.
Adoleshenca është e lidhur ngushtë me zhvillimin e vrullshëm të pubertetit ose me maturimin e sistemeve seksuale dhe të riprodhimit dhe me zhvillimin e karakteristikave dytësore seksuale.
Pothuajse gjithsecili në shoqërinë tonë gjatë adoleshencës ndesh në disa probleme që kanë lidhje me seksin vetëdijen, kontrollet prindërore, kodet morale ose konformizmin ndaj normave sociale, transmeton Telegrafi.
Çfarë tendencash kanë kohët e fundit?
Kohët e fundit po shihet që po rriten në masë tendenca për të qenë më të pavarur dhe për të marrë në dorë, si të thuash drejtimin e jetës. Pa e ditur se ende nuk janë gati për të ndërmarrë kaq hapa dhe vendime radikale qe mund të ndryshojnë dukshëm në jetën e tyre të mëvonshme.
Cilat janë pasojat e kësaj pavarësie?
Një ndër tendencat më të fundit të rinisë sonë është: “E bëjnë të tjerët, përse të mos e bëj dhe unë?” Këto influencime ndonëse edhe të iniciuara nga të tjerë bashkëmoshatare i bëjnë të rinjtë të mos marrin parasysh pasojat, të cilat në pjesën me të madhe të rasteve mund të shoqërohen me shtatzëni të padëshiruara, aborte, sëmundje seksualisht të transmetueshme apo me infeksione seksualisht të transmetueshme. Shpeshtësia e kryerjes së marrëdhënieve të pambrojtura që ndodh midis moshës 15-18 vjeç mbart një potencial të lartë të përkohshmërisë nga SST-ja.
Po ata vetë çfarë mendojnë?
Adoleshentët duhet gjithashtu të fillojnë të mendojnë rreth moshës së rritur, rreth asaj se kush janë ata si dhe, rreth nevojës për të marrë vendime për të ardhmen. Ata, sidomos në kohën e sotme nuk e mendojnë gjatë fare në një farë mënyre janë shumë të shthurur.
Si ndikon jeta sociale?
Standardet sociale luajnë një rol të madh në jetën e adoleshentit. Disa shoqëri kanë përpunuar ceremonitë e “riteve të kalimit ” që mund t’ju sjellin adoleshentëve statusin komplet dhe të menjëhershëm të të rriturit, si para syve të tyre ashtu edhe para shoqërisë.
A janë të pavarur?
Shoqëria jonë i lë adoleshentët pak a shumë të pavarur dhe ata e arrijnë statusin e të rriturit në mënyrë graduale. Ne jemi akoma një shoqëri, e cila është e ndikuar nga normat shoqërore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi kanë influencë. Tek ne ekziston ende familja “bërthamë” apo edhe ajo “konservatore”, e cila nuk mund të pranojë hapur dëshirat e të rinjve. Kur adoleshentët formojnë ndjenjën e identitetit, përpiqen shumë të fitojnë më tepër pavarësi.
Si reagojnë prindërit?
Reagimi i prindërve ndaj kësaj pavarësie përcakton shpesh klimën e marrëdhënieve brenda familjes. Prindërit dhe adoleshentët duhet të mësojnë të përballojnë shqetësimet lidhur me komunikimin, kontrollin, pavarësinë, përgjegjësitë, autoritetin dhe stilet e bashkëveprimit. Disa konflikte brenda familjes duket se janë të paevitueshme.
Si konsiderohet kjo moshë?
Mosha e adoleshencës konsiderohet një fazë, ku të rinjtë dukshëm kanë prirjen për të kundërshtuar dhe për të përmbushur kërkesat që kanë.
Ç’funksion luan shoqëria?
Këto që përmendëm më lart bëhen edhe më evidente kur shoqëria, të cilën ato frekuentojnë parashtrojnë kërkesa me një nivel apo kosto të lartë.
Po prindërit sa i vuajnë sjelljet e tyre?
Një ndër pikëpyetjet më të mëdha që mund të hasen tek prindërit është se çfarë duhet të bëjnë?
Si duhet të sillemi me fëmijët tanë për t’i kuptuar më mirë?
E vetmja mënyrë për të arritur për t’i kuptuar më mirë dhe për të fituar sa më shumë informacion në lidhje me aktivitetet e tyre është realizimi i një ure komunikimi. Vetëm nëpërmjet procesit të komunikimit mund të ndërtohet një marrëdhënie e fortë dhe e konsoliduar midis prindërve dhe fëmijëve adoleshentë. /Telegrafi/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj