Google ADS

Dymbëdhjetë monstrat më mizorë të historisë

02:01 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Historia e njerëzimit është e mbushur me ligësi, që nga koha e Kainit dhe Abelit. Gjithmonë jemi të rrethuar nga çmenduritë, epshi për pushtet, apo besnikëria e verbër ndaj një ideologjie të caktuar.

Historia ka qenë e mbushur me vrasës psikopatë, tiranë, gjakatarë fanatikë dhe “legjenda të zeza”. Lista mund të ishte shumë më e gjatë, por këto janë disa prej tyre.

Kontesha vampire Erzsebet Bathory (1560-1614)

Erzsebet Bathory, kontesha “Drakula” siç është emërtuar kjo femër fisnike hungareze e shekullit XVI, konsiderohet vrasësja seriale më e pamëshirshme në histori: kanibale, joshëse biseksuale, e ligë, vampire sadiste dhe brenda 20 viteve ka torturuar e shfarosur më shumë se 650 shërbëtorë. I tërhiqte vajzat me premtimin e një pune të mirë, më pas i torturonte në mënyrat më të këqija. U ngulte thonjtë në trup, i rrihte me egërsi, i digjte, i linte të zhveshura në mes të dimrit përjashtë. Pinte gjakun e virgjëreshave pasi besonte se kjo do i siguronte bukuri të përjetshme.

Jack Therësi (gjysma e dytë e shekullit XIX)

Në vitin 1888 në lindje të Londrës u përhap terrori. Madje dhe vrasësi serial i kësaj historie nuk ka një identitet real, pavarësisht mijëra hipotezave. Ai njihej ndoshta me emrin Albert Victor, nip i mbretëreshës Viktoria. Të pesta viktimat e tij ishin prostituta. Vrasësi i shpërfytyronte duke u prerë fytin, e më pas organet e brendshme. Atij iu vendos nofka “Jack Therësi” pas një shënimi që iu gjet në një nga krimet që kishte bërë.

Gilles de Rais (1404-1440)

Ishte aq i keq sa përfundoi në një përrallë që duket se është e frymëzuar nga fisniku francez Gilles de Rais. Ndryshe nga Jack-u, ky nuk i torturonte femrat, por i përdhunonte, torturonte dhe vrau dhjetëra fëmijë. I rritur në familjen më fisnike të Britanisë, ai fillimisht ishte një hero lufte. Më vonë u zhvendos në shtëpinë e tij duke jetuar në vetmi duke shfrytëzuar shumë fëmijë.

Diktatori kanibal – Idi Amin Dada (1925-2003)

Për 8 vjet ishte presidenti i Ugandës dhe është konsideruar si një nga diktatorët më vdekjeprurës të të gjithë historisë së Afrikës. Mendohet se gjatë regjimit të tij ka vrarë mbi 300 mijë persona. Ish-boksieri, u dallua për sadizmin dhe torturat e tij. Një nga më të njohurat ishte prerja e penisit të atyre që nuk bashkëpunonin. Akuzohet se ushqehej me trupat e kundërshtarëve të tij në politikë.

Tre diktatorët

Të paktë janë njerëzit që kanë ndikuar negativisht në histori dhe sidomos në atë europiane si tre tiranët që morën famë në vitet ‘900”: Cari sovjetik Stalin (1878-1953), Fyhreri gjerman Adolf Hitler (1889-1945) dhe Duçja fashist Benito Musolini (1883-1945).

Kalifi Al Hakim Bi-Amrillah (985-1021)

Pasi u bë Kalif i Egjiptit që kur ishte 11 vjeç, shumë  shpejt hoqi qafe tutorin e tij duke e vrarë atë. Ajo ishte e para e një serie të pafund spastrimesh  në pushtetin e tij absolut. Persekutoi të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët suni, konfiskoi tokat e njerëzve, prishi kishat, ndaloi ritet heterodokse dhe arrestoi ata që nuk luteshin siç thoshte ai. Ndaloi birrën, mjaltin, kumarin, muzikën dhe shahun. Gratë ndaloheshin të dilnin nga shtëpia dhe të shihnin në dritare.

Tomas de Torquemada, “Torturuesi” (1420-1498)

Përhapi terror në të gjithë Spanjën. Për këtë Tomas de Troquemada është kujtuar si “legjenda e zezë”. Shefi i inkuizicionit spanjoll, urdhëroi torturimin e vdekjen e qindra njerëzve të quajtur heretikë. Ai imponoi tortura të rënda sidomos tek hebrenjtë pasi mori aprovimin e monarkëve spanjollë Isabella dhe Ferdinand për të vepruar.

Markezi hyjnor Donaten Alfons Francois De Sade (1740-1814)

Në emër të lirisë markezi De Sade justifikoi sjelljen e tij seksuale më ekstreme duke e konsideruar atë të ligjshme pasi lejohej nga ligji natyror i kënaqësisë. Pasojë e këtij argumenti ishin praktikat sadiste të bëra nga ai. Lindi në Paris e pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake, megjithatë martesa nuk e shpëtoi atë nga të gjitha llojet e shthurjes

Mendja e së keqes, Osama Bin Laden (1957-2011)

Ideatori i sulmit të Kullave Binjake në Nju Jork dhe nxitësi i vrasjes së 3 mijë personave të tjerë është mishërimi më i fundi i së keqes në Perëndim. Luftëtar i xhihadit, luftës së shenjtë islamike, për një kohë të gjatë ishte i kërkuari numër një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me origjinë nga Jemeni dhe me familje shumë të pasur, Bin Laden u diplomua në ekonomi. Pasi ra në kontakt me islamin radikal, braktisi stilin e tij të jetës dhe iu përkushtua luftës së armatosur duke organizuar një sërë sulmesh. U vra në Pakistan më 2 maj 2011.

Saladini mizor  (1137-1174)

Në realitet Saladini ishte një personazh me dy fytyra: i pamëshirshëm dhe i ashpër, por ashtu si e përshkruajnë historianët nëpër libra, edhe shpirtmadh e besnik. Si shumë liderë, ai ishte përgjegjës i veprimeve të shumta të pamëshirshme kundër kryqtarëve. Por gjithashtu ishte i mëshirshëm dhe i drejtë me të dobëtit.

Mallkimi i Zotit, Attila (406-453)

Attila, Mbreti i Hunëve, të cilët pushtuan Italinë në vitin 452 ishte një negociator i aftë, që ishte në prag për t’u bërë anëtar i familjes perandorake. Ajo që e njohu si mishërim të së keqes ishte Kisha, e cila kërkonte ndalimin e përparimit të tij në tokën italiane. Kjo e bëri Attila-n të luftojë kundër perandorisë romake. Ideja e një bashkëjetese paqësore mes të dyve, nuk u realizua.

Miti i Drakulës, Vlad Gjakpirësi (1431-1476)

Në  Rumani, Vladi III apo Drakula ishte një hero kombëtar. Konsiderohej babai i kombit. Ndërsa propaganda armike e tij e tregonte një përbindësh të etur për gjak. Shumë nga ato që thuhen datojnë në fund të shkeullit 15. Ishin pikërisht historitë e tij që inspiruan romanin e Bram Stoke, Drakula. Nga legjenda thuhet se ishte i pamëshirshëm dhe tregonte një egërsi të pakufijtë ndaj armiqve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme