Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se dy trupat që u gjetën të ngurtësuar nga shpërthimi i vullkanit në Pompei 2000 vjet më parë, nuk janë trupat e dy grave por e dy djemve gay.
Trupat e përfaqëfuar me njëri tjetrin u gjetën nga shkencëtarët gjatë gërmimeve këtë javë.
Duke përdorur analizat e ADN-së, të një teknologjie shumë të lartë, ato kanë zbuluar se të trupat i përkisnin dy meshkujve.
Ato u mbuluan me llavë dhe me hi gjatë një një shpërthimi vullkanin në Pompei 2000 vjet më parë.
Shkencëtarët përdorën kockat dhe dhëmbët e tyre për analiza dhe arritën në përfundimin se njëri nga trupat i përkiste një djali rreth 18 vjeç dhe trupi tjetër i përket një djali afërsisht 20 vjeç.
“Pompei nuk pushon kurrë së na habituri. Ne kemi menduar gjithmonë se ai ishte një përqafim midis dy grave, por nga analizat rezulton se ato janë burra,”-ka thënë Massimo Osanna, Drejtor i Përgjithshëm i zonës arkeologjike me famë botërore, për Telegraph.
Gjithashtu ai ka shtuar se nuk mund të dihet me siguri nëse ato kanë qenë dy të dashuruar por duke pasur parasysh pozicionin në të cilin ato janë gjetur mund të ngrihet si hipotezë.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...