Një grup shkencëtarësh e biologësh gjermanë janë në fazën e fundit të procesit për “riprodhimin” e trurit të neandërtalit.
Udhëheqësi i këtij studimi, Profesor suedez, Svante Paabo thotë se neandertalet e zhdukur kanë qenë speciet më të ngjashme me njeriun modern dhe shembulli më i mirë për t’u krahasuar.
Në muajt në vijim puna do të përqendrohet tek fijet e vogla të indeve, të njohura si organoidet e trurit, që do të rriten nga qelizat njerëzore që janë ndërtuar për të përmbajtur versionet e neandertalizuara të disa gjeneve.
Organoidet, në fazat fillestare janë të paafta për mendime apo ndjenja dhe konsiderohen si kopje të strukturave themelore të një truri të maturuar. Pikërisht, duke shfrytëzuar këto, grupi i studiuesve gjermanë shpreson që për herë të parë të shpjegojë dallimet biologjike mes trurit të njeriut të sotëm dhe të atij të neandertalit.
“Kërkojmë të verifikojmë nëse mund të gjejmë dallime thelbësore në funksionimin e qelizave nervore, që mund të na hedhin dritë të kuptojmë se përse njerëzit janë kaq të veçantë”, thotë Paabo.
Kodin e gjenomit të neandërtalit që po shfrytëzohet në këtë eksperiment, shkencëtarët gjermanë e kanë marrë nga një zbulim i vitit 2010 nga katër skelete femrash të gjetur në Europë, që sipas analizave me karbon, rezultojnë të kenë jetuar të paktën 70 mijë vite më parë.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...