Doni të dini se a janë të freskëta vezët?

16:48 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Të gjitha vezët na duken njësoj nga pamja e jashtme, dhe e mësojmë nëse janë të freskëta ose jo vetëm atëherë kur nisim t’i gatuajmë.

Të gjithë e dimë që një vezë jo e freskët na sjell pasoja shumë negative për shëndetin tonë, prandaj ne, sidomos gjatë sezonit të verës e përdorim shumë pak si produkt.

Por ka një mënyrë se si të zbuloni nëse veza që keni blerë është e freskët ose jo, para se të nisni ta gatuani. Merrni një enë të tejdukshme dhe mbusheni me ujë. Vendoseni vezën dhe shikoni:

Shumë e freskët– Veza fundoset në ujë, e shtrirë me pjesën anësore.
E vjetër deri në një javë– Kjo vezë rri në pjesën e mesme të enës, por pjesa saj e gjerë qëndron sipër.
E vjetër deri në tri javë– Maja e hollë do të qëndrojë poshtë, derisa e gjëra sipër.
Vezët e këqija– Vezët që rrinë në sipërfaqe të ujit, hidhini menjëherë në plehra, sepse janë të dëmshme për shëndetin./tesheshi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme