Kërkuesit shkencorë nga Universiteti “Surrey” në Britani, Roger Webb dhe Chris Jeynes, kanë konfirmuar autenticitetin e dokumenteve që janë më shumë se 2000 vjet të vjetër, ku përmendet Krishti dhe dishepujt e tij.
Në këto dokumente të lashta thuhet se Krishti nuk krijoi fe të re, por e rifreskoi traditën antike që datonte nga koha e mbretit David. Sipas këtyre dokumenteve, Krishti ishte pjesë e një sekti hebraik, që i kishte rrënjët 1000 vjet të vjetra dhe që arrinin deri te mbreti David, i cili besonte në një Zot mashkull-femër.
Këto dokumente janë zbuluar në Bregun perëndimor në vitin 2006, por nuk ishin bërë publike deri në vitin 2011. Ato gjenden në kryeqytetin e Jordanisë dhe ekspertët, për shkak të rëndësisë së tyre, kërkojnë që këto dokumente të ruhen më me kujdes.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...