Skuadrat e urgjencave shëndetësore dhe inxhinierët në Britaninë e Madhe thanë të martën se kishin testuar me sukses kostumin e parë fluturues në botë të mjekëve të ndihmës së shpejtë, që mund të transformojë mënyrën se si jetë shpëtuesit mund të arrijnë në vende të izoluara, ku ka pacientë që kanë nevojë për ndihmë.
Testimi bëri që Richard Browningu, themelues i Gravity Industries, që edhe ka shpikur teknologjinë, të fluturonte nga fundi i një lugine, deri në një vend ku supozohej se ishte një i aksidentuar, në 90 sekonda.
Ndërkohë, ekipi i punonjësve të urgjencës, që e bëri rrugën në këmbë, arriti në vendngjarjen e aksidentit të supozuar, për 25 minuta.
“Ne”, tha Browningu, “thjesht po hedhim një hap të parë në kuptimin e asaj që është e mundur të arrijmë me teknologjinë tonë”.
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...