Doktorët i zëvendësuan lëkurën për t’i shpëtuar jetën

22:10 | 27 Maj 2019
L G

Chris Gordon, profesor në New Ulm, Minnesota, u zgjua në mëngjes me shenjë të madhe në bërrylin e tij. Si fillim e mori me qetësi duke menduar se çdo gjë do kalojë, por situata e tij u përkeqësua brenda pak orësh.

Pas diagnostifikimit të një sëmundje të rrallë, iu desh të qëndrojë plot 65 ditë në spital, për të shpëtuar jetën e tij.

44 vjeçari i shpëtoj vdekjes dhe iu desh të hiqte shumicën e lëkurës dhe t’a zëvendësonte me lëkurë të transplantuar, pas kontraktimit me një bakterie mish-ngrënëse, që u shfaq në bërrylin e tij.

Ai u diagnostikua me sëmundjen “necrotizing fasciitis”, një infeksion i shkaktuar nga një bakteria e cila shkatërron lëkurën, yndyrën dhe zonat rreth e qark muskujve./Top Chanel

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme