Pronarët dhe adhuruesit e qenve me siguri shumë herë kanë pyetur përse ndonjë katërkëmbësh deri në rraskapitje bën gropa në tokë.
Njerëzit të cilët jetojnë në shtëpi dinë që ky aktivitet nuk është aspak argëtues, sepse qentë dinë të gropojnë edhe gjithë kopshtin.
Këto janë pesë arsye përse qentë veprojnë kështu:
Putrat e qenit janë të “dizajnuara” për gropime. Prandaj është logjike që do t’i përdorë për to. Gropimi shpesh u është vetëm argëtim, edhe pse shumicës së pronarëve kjo nuk u është aspak argëtuese.
Bërja e gropave qenve u ndihmon që të nxjerrin nga vetja tepricën e energjisë dhe të mposhtin monotoninë kur pronari nuk u kushton kujdes të mjaftueshëm. Gjithashtu, gropat mund të jenë shenjë stresi të shkaktuar për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.
Gropimi mund të konsiderohet edhe me projektin e qenit “bëje vetë”. Ai ndërton shtëpizën, në vendin në të cilin përkohësisht mund të futet në të nëse do të jetë ftohtë, nxehtë apo nëse dëshiron të fshihet nga diçka.
Nëse në kopsht keni urithë apo minj fushe edhe qenin i cili dëshiron që të kapin plaçkën e vet, mos u befasoni nëse kopshti juaj bëhet me shumë gropa.
Qenve kopshti ndonjëherë u bëhet i vogël dhe tepër monoton, prandaj dëshirojnë të hulumtojnë jashtë tij. Disa qen i bëjnë gropat afër gardhit për të dalë jashtë, për të ngrënë diçka apo për të gjetur shoqëri të re, pastaj të kthehen në shtëpinë e tyre.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...