Google ADS

Djaloshi indian, i lindur me dy gishta më tepër

17:57 | 26 Gusht 2020
Arbresh Info

Një djalë indian i cili ka lindur me nga një gisht tepër në secilën dorë, thotë se është krenar për çrregullimin e tij, pasi këto dy gishta më shumë që ka, e ndihmojnë të fitojë në video-lojëra.

Faizan Ahmad Najar thotë se ka 12 gishta dhe kjo gjë e ka ndihmuar që të jetë i mirë në kriket dhe në video-lojërat që luan në celular.

“Nuk kam aspak turp, ka qenë vullneti i Zotit. Ndonjëherë mendoj pse jam vetëm unë me 6 gishta në dorë, por kam shokë të mirë në shkollë që nuk më bëjnë të ndihem keq për këtë”, është shprehur Najar.

Djali indian thotë se ka dëshirë që të bëhet mjek, për të trajtuar njerëzit me çrregullime fizike.  “Dua të ndihmoj personat me çrregullime, në mënyrë që askush të mos tallet me ta”, tha Najar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme