Google ADS

Djali me katër këmbë kërkon ndihmë

21:36 | 2 Nëntor 2016
Arbresh.info

Një djalë i ri i cili ka lindur me katër këmbë i është drejtuar mediave sociale për të apeluar tek doktorët që të amputojnë dy gjymtyrët e tij që i ka tepër.

Arun Kumar, 22 vjeçar, ka lindur me dy këmbë tepër që rriten nga pjesa e poshtme e shpinë, njëra e pazhvilluar dhe tjetra e gjunjëzuar, transmeton arbresh.info.

Arun, i cili jeton në Uttar Pradesh të Indisë ka bërë apel që t’i hiqen këmbët që janë anomali.

Një ekip i specialistëve nga Fortis Hospital në Delhi i janë përgjigjur kërkesës së Arunit për ndihmë dhe kanë organizuar një seri të testeve për të kuptuar se si këmbët janë të lidhura dhe si mund të trajtohet.

Arun në kërkesën e tij kishte thënë: “Nëse i nënshtrohem operacionit dhe mjekët mund të heqin dy këmbët ekstra, atëherë do të mund të jetoj një jetë normale”./Arbresh.info

39faba1d00000578-3896812-arun_kumar_showing_off_one_of_his_extra_legs-m-25_1478082840529 39fab9e500000578-3896812-an_x_ray_shows_his_bizarre_body-m-27_1478082858353 39faba3a00000578-3896812-image-a-28_1478082979838 39faba5100000578-3896812-image-a-29_1478083089071

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme