Historinë e Pablo Escobar e njohin një pjesë e madhe e njerëzve në mbarë botën.
Escobar ishte përgjegjës për rreth 80 për qind të kokainës në botë dhe çdo ditë të vetme ai kontrabandontë rreth 15 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.
Si njëri ndër shtatë përsonat më të pasur në botë gjatë asaj periudhe, Pablo fitonte rreth 420 milionë dollarë çdo javë, duke e bërë atë një ndër personat më të pasur në botë për biznesin me drogë.
Por, sipas djalit të tij, Pablo që njihet si Mbreti i Drogës dhe që kishte nën kontrollë kartelin në Medelin, nuk ia dilte të fitonte kaq shumë sikur mos të ndihmohej nga dikush në Shtetet e Bashkuara.
Sipas gazetës spanjolle Milenio, Juan shkruan:
“Babai im ka punuar për CIA-n. Duke u shitur kokainë, ai e ka financuar luftën kundër komunizmit në Amerikën Qëndrore. Biznesi i drogës është ndryshe nga ajo që e mendojnë njerëzit e thjeshtë. Ajo se çfarë ka bërë CIA ishte blejra e kontrolleve të drogës, në mënyrë që droga të shpërndahej në vendin e tyre dhe gjetja e një marrëveshje të mirë. Ai nuk ka bërë vetëm të holla, por me agjencitë amerikane që e lejuan atë të kishte qasje në këto para, ai ishte kthyer në një bashkëpunëtor të drejtpërdrejtë me CIA-n.”
Ai shtoi se personi që i shiti më së shumti drogë CIA-s ishte babai i tij, Pablo Escobar.
Në vitin 1996, një gazetar hulumtues, i quajtur Gary Webb, ka ekspozuar lidhjet e CIA-s me dilerët e drogës përmes një numri të madh artikujsh të titulluara ‘Aleanca e errët’.
Ai përmes artikujve zbuloi dhe dha prova për lidhjet e CIA-s me tregtinë e kokainës në Nikaragua, që më pas u shkatërrua nga disa komunitete arikano-amerikane.
Pas publikimit të artikujve, gazetari në fjalë është gjetur i vdekur pas tetë vitesh, ndërsa vdekja e tij tragjike u cilësua si vetëvrasje.
Por, sipas spekulimeve, Webb është qëlluar dy herë për vdekje./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...