Pas lajmit të gëzueshëm të një shtatzënie, prindërit e rinj fillojnë të fantazojnë dhe imagjinojnë jetën e tij deri në detaje. Pritja bëhet akoma më e ëmbël kur flitet për gjininë e tij. Shumë çifte vendosin t’i drejtohen ekzaminimit imazherik siç është ekografia për të parë gjininë e fetusit.
Kurse të tjerë ndjekin kalendarin kinez, i cili përcakton moshën e duhur të nënës dhe muajin e përshtatshëm për të ngjizur djalë ose vajzë. Më tradicionalët zgjedhin t’u besojnë miteve dhe besëtytnive të gjysheve.
Shkenca propozon ka gjetur një mënyrë të re për të përcaktuar gjininë e një fëmije. Mjekët kanadezë të Mount Sinai Hospital në Toronto kryen një studim të ri, sipas të cilit tensionit i gjakut të nënës përcakton gjininë e fetusit. Në studim u përfshin 1400 gra të kombësive të ndryshme, të gjitha në fazë të ndryshme të shtatzënisë. Studiuesit ndoqën nga afër dosjet klinike të tyre ku përfshiheshin: indeksi i masës trupore, niveli i kolesterolit, triglicerideve (yndyrave) dhe sheqerit në gjak, si dhe tensioni i gjakut.
Në fund u vu re që femrat të cilat kishin tension të lartë lindën djem, kurse femrat që kishin tension të ulët gjaku sollën në jetë vajza.
Ky studim pritet të ndiqte nga të tjerë për të përcaktuar në ç’mënyrë tensioni i gjakut ndikon në gjininë e fetusit.
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...