Një çift meksikan nga një fshat i vogël i quajtur La Loya, vendosën t’i festojnë vajzës së tyre, Rubi, ditëlindjen e 15-të. Ata në një video të postuar në rrjetin social Facebook thanë se “I ftojmë të gjithë të bëhen pjesë e festës”, por ditëlindja mori tjetër drejtim.
Videoja ishte bërë virale në internet dhe shumë njerëz kishin pranuar ftesën, transmeton arbresh.info.
Në video përmendeshin edhe disa grupe lokale që do të bënin muzikë si dhe nja garë kuajsh ku fituesi do të merr shpërblimin prej 500 dollarëve.
Me interesimin e madh të njerëzve, festa u vendos të mbahej në një fushë të hapur. Ndërsa një agjenci fluturimesh ka zbritur çmimin e biletave vetëm për këtë event.
Rubi, e cila kishte filluar të ndihej keq, tha se kur familja e saj kishin thënë “të gjithë” e kishin pasur fjalën për të afërmit dhe jo gjithë botën.
Ata nuk kishin pritur më shumë se 800 persona të merrnin pjesë, por ja që rreth 1.2 milionë persona kanë konfirmuar ardhjen, madje disa vetëm se kanë mbërritur.
Një vajzë tha se kishte udhëtuar pesë orë me veturë vetëm të mbërrinte me kohë.
Festat e ditëlindjes së 15-të janë mjaft të famshme në Meksikë, por kjo e fundit ishte jashtë normales.
Autoritetet kanë thënë se eventi i kishte gjetur të papërgatitur por se kanë thirrur përforcime nga vendet në rrethinë./arbresh.info
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...