Google ADS

Dita Ndërkombëtare e Grave: Si është themeluar dhe a nevojitet ende?!

17:29 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Dita Ndërkombëtare e Grave i ka shënuar vështirësitë dhe arritjet e grave për më gjatë se një shekull, ku zbatimi i parë joformal i kësaj dite ka qenë në vitin 1909.

Që nga atëherë është zhvilluar në një ditë të njohur formale nga Kombet e Bashkuara dhe festohet në krejt botën, transmeton Telegrafi.

Ka shumë arsye se përse është bërë festë sot kjo ditë, dhe vazhdon të rritet çdo vit.

Kur është krijuar kjo ditë?
Fillimisht socialistët e kishin shtyrë përpara idenë e avancimit të të drejtës së votës te gratë përmes një dite e cila i shënon kontributet e mahnitshme të grave që ia kanë sjellë njerëzimit.

Një “ditë ndërkombëtare e grave” fillimisht ishte organizuar nga teoristja dhe socialistja gjermane Clara Zetkin, bashkë me 100 delegatë nga 17 shtete në mars të vitit 1911.

Organizimi ishte pritur nga më shumë se një milionë njerëz në Austri, Danimarkë dhe Zvicër, si dhe me qindra demonstrata përgjatë Perandorisë Austro-Hungariane.

Në foto: Clara Zetkin

Pse është krijuar kjo ditë?
Kur ishte krijuar në fillim, gratë kishin qenë duke kërkuar të drejtën për të votuar – të cilën e kishin fituar në Britani në vitin 1918 por vetëm vitin e kaluar në Arabinë Saudite – për të pasur zyrë publike dhe për të pasur të drejta të barabarta me meshkujt në vend të punës.

Sot, në Britani – pra në vendin ku për herë të parë janë lejuar gratë të votojnë – vetëm 20% e karrigeve të parlamentit janë të zëna nga gratë.

Kjo nënkupton se ka shumë progres që duhet të arrihet.

A nevojitet ende kjo ditë?
Rreth 120 milionë vajza nën moshën 20 vjet kanë qenë viktima të akteve seksuale, ndërkaq një numër i madh i rasteve nuk raportohet nga to.

Edhe rastet tjera të ngacmimeve seksuale që përfshijnë partnerët apo të afërmit nuk raportohen – ndërsa dënimet për përdhunim mbesin të vogla në çdo shtet të botës.

Më shumë se 30 për qind e grave në botë gjithashtu kanë përjetuar dhunë fizike apo seksuale në ndonjë fazë të jetës së tyre.

Këto statistika, e shumë e shumë të tjera, tregojnë se ka ende shumë punë për t’u bërë në mënyrë që të avancohet dhe forcohet roli i gruas në shoqëri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme