Dita e Shën Gjergjit festohet për të përjetuar përfundimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Në varësi të krahinës shqiptare kjo festë fillon në 5 maj dhe vazhdon deri më 15 maj. Festa karakterizohet nga lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve pranë tyrbeve apo ndonjë vendbanimi të lashtë.
Gjurmët e festimeve të kësaj dite shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi. Dita e Shën Gjergjit nuk ka të bëjë ekskluzivisht me popullin shqiptar. Ka zona që mundohen ta mitizojnë këtë ditë dhe diçka e tillë është shfaqur diku pas ardhjes se krishterimit në trevat e Ballkanit dhe Azisë së Vogël. Të gjithë popujt e Ballkanit (sidomos ata të përkatësisë fetare ortodokse) e festojnë këtë festë (Djurdjevden në Serbi, Hidireles në Turqi etj). Kjo festë, e cila i ka gjurmët nga lashtësia ilire është diçka që festohet edhe nga popujt e Evropës Perëndimore, por në mënyrë më moderne. Bazuar në kalendarët kanonikë ortodoksë, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli, shkruan Shije.
Shën Gjergji dhe Skënderbeu
Meqenëse ka lindur brenda kësaj periudhe, emri Gjergj iu vendos heroit tonë kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405. Për këtë arsye, dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane, madje edhe ajo e krishterë kremtohet ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo festë duket se ka më shumë karakter kombëtar dhe kulturor më shumë sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh këtë ditë me Gjergjin e Madh të Kastriotëve, “mbretin e madh” sipas gojëdhënave. Ardhja e krishterimit siç duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë dhe për t’i duruar ia vunë emrin Shën Gjergj. Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshëm, të cilët ndërtoheshin për evliatë, hoxhallarë, shehlerë apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t’i qëndruar besnikë traditës ìa përshtatën edhe fesë islame këtë festë tradicionale. Festa në Kosovë p.sh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në prani të të cilave prehet apo theret qengji, duke kërkuar nga Zoti mirësi në këmbim të flijimit.
Ja si përshkruhet një ditë e Shën Gjergjit
Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje të zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fol”, shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi etj. Sipas traditës ditën e Shën Gjergjit duhet të zgjoheshe herët në mëngjes, të laheshe dhe pastaj varej kungulli i egër në qafë, që zakonisht përgatitej nga nënat (bëhej nga një lloj bime që është si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë). Më pas shkohej rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit laheshin degët e shelgut dhe fytyra. Degët e shelgut çoheshin në shtëpi, duke pasur kujdes që të mos prekej toka dhe më pas këto degë vareshin në portën e shtëpisë.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...