Më poshtë ju sjellim disa ushqime të cilat do të ju rrisin disponimin.
PESHKU
Aminoacidet omega 3 në peshk janë të dobishme për të ulur prodhimin e kortizolit nga ana e trupit dhe kemikateve tjera që ndërlidhen me stresin dhe depresionin. Kjo yndyrë e shëndetshme kontrollon inflamacionet, ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut. Hani tunë, salmon, sardele, harengë.
SPINAQI
Spinaqi është një nga perimet më të mira me gjethe të gjelbër që mund të zgjidhni për parandalimin e depresionit apo disponimit jo të mirë. Përmban antioksidues, acid folik dhe minerale esenciale, që parandalojnë prodhimin e hormoneve që ulin disponimin e mirë. Plus, vitaminat dhe klorofili kanë ndikim të mirë në parandalimin e plakjes së hershme.
MJALTI
Mjalti është i pasur me përbërës shërues dhe me vlera të larta ushqyese. Sheqernat natyrale dhe antioksiduesit në mjaltë e shtojnë nivelin e energjisë trupore dhe ndihmojnë ngritjen e optimizmit. Përmban sasi të madhe me troptofan, një aminoacid ky që përmirëson sintezën e serotoninës, duke përmirësuar disponimin dhe cilësinë e gjumit.
VEZËT
Vezët janë një “must-have” në menynë e secilit, kjo për faktin se vezët përmbajnë aminoacide dhe minerale esenciale që shtojnë ndjenjën e lumturisë. Duke konsumuar vezë, trupit tuaj i ofroni energji dhe parandaloni stresin për të dëmtuar gjendjen tuaj emocionale dhe disponimin.
FARAT E LIRIT
Kur ju shtoni fara të lirit “smoothie” tuaj, sallatave apo recetave tjera, trupit tuaj i dhuroni sasi të konsiderueshme me aminoacidet omega 3, që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit. Kjo yndyrë e shëndetshme ul prodhimin e hormoneve të stresit në trup, stimulon neurotransmetuesit e lumturisë.
DREDHËZAT
Së pari duhet cekur se dredhëzat janë përplot me vitamina C. Ky nutrient mund të ndihmojë në prodhimin e endorfinës. Endorfina njihet për aftësinë e forcimit të disponimit. Bashkë me kaliumin në dredhëza, e rregullon edhe sistemin nervor. Plus, ul ndjenjën e dyshimit dhe të pikëllimit.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...