Disa sekrete që i dinë vetëm pilotët dhe stjuardesat gjatë fluturimit

07:22 | 24 Mars 2016
Arbresh.info
Tashmë, avioni po kthehet në mjetin më të shpeshtë me të cilin udhëtojmë. Këtu te ne çmimet vazhdojnë të jenë të kripura megjithatë, gjithnjë e më shumë, nejrëzit janë me valixhe në duar drejt një ajri tjetër, qoftë edhe për dy ditë. Vetëm se, ka disa gjëra që ju mendoni se jua thotë stjuardesa në fillim të udhëtimit por nuk e bën!
Askush nuk e bën! Për shembull, nëse ju kanë dhënë një jastëk të vogël apo batanije për t’u mbuluar, ato me siguri nuk do t’iu thonë që nuk janë të pastra siç duken. Nuk do t’iu thonë, as që është e vështirë për valixhet tuaja të mos kontrollohen, vetëm nëse i keni vendosur një kyç me kodin tuaj personal. Këtë të fundit duhet ta praktikoni gjithnjë. Maskat e oksigjenit që gjenden në çdo ndenjëse, duhen njohur mirë që të jeni të përgatitur ndaj çdo të papriture.
E keni pyetur ndonjëherë veten se pse ulen dritat në raste emergjencash? Epo, në mënyrë që shikimi të nis të mësohet me dritën e jashtme (në raste ekstreme) që brenda avionit. Një detaj i vogël ky por që mund të thotë shumë. A e dinit që uljet e avionit, kur ndihen shumë, nuk janë gjithmonë për shkak të kushteve atmosferike por edhe prej aftësisë së pilotit?! E mësuat edhe këtë…Tani do të udhëtoni më të informuar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme