Ajnshtajni ka thënë dikur se Charlie Chaplin ishte i vetmi person që ai do të donte të takonte një ditë.
Megjithatë, të dy legjendat ishin në të vërtetë miq të ngushtë para mbërritjes së tyre të përbashkët në premierën e filmit legjendar City Lights më 20 janar 1931.
Prezantuar nga Carl Laemmle, kreu i Studios Universal, dy njerëz të shkëlqyer menjëherë gjetën një gjuhë të përbashkët dhe organizuan një takim së bashku.
Charlie ftoi Albert dhe gruan e tij Elsa për darkë në vendin e tij dhe kjo ishte fillimi i miqësisë së tyre të bukur dhe të fortë.
-Thuhet se Ajnshtajni vizitonte shpesh rezidencën e Chaplin.
Takimet tyre behshin mjaft mbresëlënëse , veçanërisht bisedat e tyre intriguese.
Chaplin ka thënë se Ajnshtajni ishte një person shumë i qetë, i këndshëm, me një energji të jashtëzakonshme intelektuale dhe një temperament shumë emocional.
Ai gjithashtu kujtoi se si bashkëshortja e Einsteinit , Elsa i tregoi atij për kohën kur Albert shkroi teorinë e relativitetit.
“Një ditë në mëngjes ai filloi sillej shumë ndryshe , ishte përhumbur në mendime. Pasi hëngri, ai shkoi të luante në piano, për rreth gjysmë ore, dhe pastaj u ngjit në dhomën lart për të studiuar. Kjo ka ndodhur dy javë para se ai të shkruante në dy fletë letre teorinë e relativitetit”, ka zbuluar gruaja e Albert.
Një moment tjetër që tregoi miqësinë e Chaplin dhe Ajnshtajni në premierën e filmit të Chaplin, ‘City Lights’ ishte fakti se të dy ata kanë mberritur së bashku atë mbrëmje, të shoqëruar nga bashkëshortete e tyre, ndërsa ajo që ra në sy ishte se ata të dy mbanin krevatë të zezë’.
‘Ajo që admiroj më shumë për artin tuaj”, tha Albert Ajnshtajni, “është universaliteti juaj. Ju nuk thoni asnjë një fjalë, por … bota ju kupton “.
-Përgjigja e Chaplin: “Por fama juaj është edhe më e madhe … bota ju admiron kur askush nuk ju kupton”. Ishte kjo biseda që të pranishmit kanë arritur të dëgjojnë mes dy gjenive në atë premierë filmi.
-Edhe pse premiera duhej të ishte në qendër të vëmendjes, gjenitë u bënë subjekt kryesor i diskutimit midis të ftuarve.
Ardhjen e tyre të përbashkët në këtë premierë përshkruhet si një nga skenat më të paharrueshme në epokën e të famshmëve .
Shumë mendonin se Ajnshtajni dhe gruaja e tij ishin ftuar si mysafirë, por shumë shpejt u mor vesh se Chaplin i ka ftuar ata si miq të ngushtë.
Thuhet se Chaplin ishte shumë nervoz në lidhje me filmin e tij ‘City Lights’, por më kot, ky film u bë një nga veprat e tij më të famshme dhe të suksesshme te tij.
Përveç faktit se filmat e heshtur ishin një anakronizëm në atë kohë, City Lights tërhoqi audiencën dhe u bë një nga arritjet më të bukura të Chaplin, dhe këtë arritje ai e festoi me mikun e tij Albert Ajnshtajni.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...