Google ADS

Disa lëndë mësimore që çuditërisht ekzistojnë

01:32 | 16 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Sigurisht, profesionet e qëndrueshme, solide, të paguara mirë janë gjithmonë të preferueshme.

Por, sa ndryshon bota jonë, kurset dhe lëndët në universitete bëhen më të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme ku për shembull, në Universitetin Shtetëror të “Plymouth”, ka lëndë që studion ngjitjen në pemë.

Përveç kësaj, ka disa lëndë të tjera po aq të çuditshme ose dhe më shumë.

Studimet për ninxhat

Vendi: Qendra Ndërkombëtare e Kërkimit të Ninxhave në Universitetin “Mie”, Japoni.

Për lëndën: Në atë universitet mësohet çdo gjë që lidhet me ninxhat por nuk bëhen ninxha fatkeqësisht. Mësohet historia dhe aftësitë e nevojshme për të mos u zbuluar në ambiente t ndryshme kur është e nevojshme. Programi përfshin arte marciale, mbijetesë dhe aftësi luftarake.

Lëndë për aventurat

 

Vendi: Universiteti Shtetëror i Plymouth

Për lëndën: Ky program përfshin mësimin e aventurave në natyrë. Alpinizmi, ngjitja në shkëmb, kurse me litar dhe aftësi të tjera që janë të nevojshme për botën e egër janë në listën e programit. Më pas, ju mund të ndiqni një karrierë në gjithçka që lidhet me aventura në natyrë.

Shkenca e sërfit

Vendi: Kolegji Cornëall

Për lëndën: Pavarësisht nga emri i tij, programi nuk përfshin praktikë e sërfit. Aty mund të mësoni çdo gjë për sërfin si dhe mund të krijoni dërrasa sërfi. Gjëja kryesore është se nuk keni nevojë për përvojë sërfimi për të studiuar në këtë program.

Ngjitja në pemë

 

Vendi: Universiteti Cornell

Për lëndën: Këto kurse nuk janë vetëm për ngjitjen e thjeshtë në një trung peme që bëjnë fëmijët e vegjël. Kjo është shumë më e komplikuar dhe më emocionuese. Gjatë këtij kursi, studentët mësojnë  teknika të ndryshme të litarit, teknika alternative të ngjitjes dhe mund të lëvizni nga pema në pemë. Gjithashtu, mësojnë çdo gjë për pemët dhe rreziqet që ka çdo pemë për tu ngjitur.

Lëndë për stand-up komeditë

 

Vendi: Universiteti i Kentit

Për lëndën: Humori, shakatë, të qeshurat dhe gjendja shpirtërore e përsosur. Ky modul është plot me këto. Më shumë se gjysma e kohës në kurs shpenzohet duke parë performanca dhe së bashku me këto, studentët mësojnë dhe teorinë si dhe studiojnë punimet e komedianëve të tjerë.

Lëndë për prodhimin e akulloreve

 

Vendi: Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë

Për lëndën: Vetëm imagjinoni, ky kurs po zhvillohet për 128 vjet tashmë dhe më shumë se 4400 njerëz kanë marrë pjesë në të. Zgjat vetëm 7 ditë, por studentët mësojnë çdo gjë për prodhimin e akullores.

Studimi i Vikingëve

 

Vendi: University College London

Për lëndën: Ky program, përveç studimit të vikingëve dhe historisë së tyre, përfshin studimin e gjuhës skandinave, si moderne ashtu edhe antike dhe pjesa më e mirë është një vit i tërë i kaluar në një nga vendet skandinave, sipas gjuhës që vendosin të mësojnë.(SI)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme