Numri i kombinimeve të mundshme në shah, vetëm pas 4 lëvizjeve nga fillimi i lojës është 319.979.564.000.
2. Në shumë spitale në Kinë nuk ekziston butoni i katit të katërt në ashensor. Shqiptimi i numrit katër në Kinë është shumë i ngjashëm me shqiptimin e fjalës “vdekje” dhe kjo është arsyeja pse shumica e spitaleve kineze nuk e kanë këtë buton.
3. Presidenti Rutherford B. Hayes ishte i pari që kishte një linjë telefonike në vitin 1879, numri i tij i telefonit ishte 1.
4. Numrin më i madh i fëmijëve të lindur vetëm nga një grua është 69. Rekordi, regjistruar në Guinness i atribuohet ruses Vassilet. Në total, lindjet ishin 27: 16 lindje binjakësh, 7 trinjakësh dhe 4 lindje katërnjakësh
5. Ernest Vincent Wright shkroi një roman me 50.000 fjalë ku nuk duket asnjëherë shkronja “e”.
6. Kur jemi në det dhe shikojmë horizontin përpara nesh, distanca që na ndan nga pika më e largët që ne mund të shohim është rreth 5 km.
7. Kur McDonald hapi restorantin e parë në Kuvajt në vitin 1994, rreth 14 mijë klientë u rreshtuan për të blerë një sandviç duke shkaktuar një radhë të gjatë 10 km.
8. Një mashkull prodhon rreth 1500 spermatozoide për minutë. Sperma ka një jetë të shkurtër kështu që duhet të rigjenerohet vazhdimisht.
9. Gjatë jetës sonë thithim rreth 20 kilogramë pluhur
10. Në shumë reklama ora ndalet në 10:10. Kjo, për arsye se akrepat e orës formojnë një lloj buzëqeshje të këndshme për tu parë.
/Arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...