Google ADS

Disa këshilla për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia

07:05 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme.
Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:

1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
2. Shkruajini shqetësimet tuaja në vend që të filloni t’i risillni ato në mend ndërsa përpiqeni që të flini gjumë.
3. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
4. Konsumimi i alkoolit mund të shqetësojë gjumin tuaj të natës, kështu që një çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.
5. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
6. Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.
7. Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.
8. Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme