Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Pse ndodh kjo? Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre. Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj, transmeton Indeksonline.
Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”. Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak. Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë. Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm. Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë. Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë. Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...