Shkoni në një restorant në New York, provoni ushqimin, kaloni kohë me miqtë tuaj dhe vjen momenti i pagesës. Kamarieri pyet: “18, 20 apo 22%?”
Kjo pyetje nuk është aspak e habitshme në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se shumë të huaj surprizohen kur e dëgjojnë. Ata nuk e dinë se atje bakshishi kërkohet ligjërisht dhe llogaritet si përqindje në bazë të vaktit ose pijes.
Bakshishi është një zakon që është bërë pjesë integrale e konceptit të kateringut dhe lidhet me marrëdhënien që krijohet mes personit që ofron ushqimin ose pijen dhe klientit.
Por diçka që nisi si një shprehje mirënjohjeje për kujdesin dhe shërbimin e shkëlqyer ka shkuar përtej asaj faze dhe është e rrethuar nga një filozofi shumë negative.
Ka njerëz që lënë bakshish për arsye shumë të gabuara. Shumë herë situata në restorante i bën klientët të mendojnë se kamarierët po keqtrajtohen nga pronarët dhe lënia e bakshishit kthehet nga një “Faleminderit për shërbimin” në një “Më vjen keq që po bën një punë të tillë.” Por kjo e dyta është një lloj falenderimi që nuk i duhet asnjë punonjësi.
Avokati i njohur amerikan Louis Pechman merret posaçërisht me rastet kur punonjësit shfrytëzohen përtej kontratës së punës. Ai thotë se janë të panumërta rastet kur pagat nuk mbulojnë nevojat e tyre jetësore dhe këta të fundit detyrohen të marrin disa dollarë shtesë nga klientë të ndryshëm.
Por kjo mënyrë nuk u vihet në dispozicion të gjithëve. Përshembull kuzhinierët nuk e kanë të mundur të marrin bakshishe dhe në vend të kësaj marrin pak ushqim të paketuar me vete, në rast se tepron gjë në tavolina.
“Viktimat” më të shpeshta të këtij shfrytëzimi janë sigurisht të huajt, madje të shumta janë rastet kur ata ua dorëzojnë bakshishet punëdhënësve.
Problemi janë pagat e ulëta dhe kjo është arsyeja pse ligji amerikan e bëri bakshishin të detyrueshëm. Sipas Pechman, mirënjohja u shndërrua në subvencion!
Megjithatë pagat e ulëta, shfrytëzimi në punë, kushtet jo të duhura apo kultura e bakshishit janë një fenomen global./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...