Shalqiri është një mënyrë e shkëlqyer për të rifreskuar veten. Kjo perime e shijshme ndihmon në humbjen e peshës në sajë të mashtrimit të urisë dhe ka efekt të dobishëm për sistemin e tretjes.
Përveç kësaj, është natyrisht i ëmbël dhe mund të ndihmojë kur kaploheni nga kriza për një çokollatë apo akullore.
Shalqiri përmban një përqindje të lartë të ujit, deri në 92 për qind dhe vlerë të ulët kalorike: 100 gramë nga kjo perime përmban vetëm 30 kalori, duke e bërë një zëvendësim të përsosur për ëmbëlsirat.
Megjithatë, për shkak të indeksit të lartë të glikemisë, njerëzit obezë nuk duhet të konsumojnë shalqi në sasi të mëdha, por në qoftë se nuk mund t’i rezistojnë shijes së ëmbël, atëherë duhet që vakti me shalqi të kombinohet me ushqime me indeks të ulët glikemie, të tilla si: mollë, qershi, kungull i njomë, domate, perime jeshile dhe arra, sqarojnë dietologët.
Shalqiri është i pasur me sheqerna të thjeshta, veçanërisht fruktozë dhe pektinë, pastaj hekur, natrium, kalium, magnez, vitaminë C, A, B1 dhe B6. Përmban likopenë, një nga antioksidantët më të fuqishëm, i cili i jep ngjyrë të kuqe dhe shije freskuese.
Likopeni është dëshmuar në mbrojtjen kundër kancerit të prostatës, të gjirit dhe të mushkërive. Përveç kësaj, përmirëson pH-në e gjakut, kurse enët e gjakut i pastron nga depozitat yndyrore, stimulon veshkat dhe largon substancat e dëmshme nga trupi. Sipas disa informacioneve, ekzistojnë disa dieta ku përbërësi kryesor është shalqiri.
Megjithatë, dieta pesëditore detoksifikuese me këtë perime është më e popullarizuara dhe jep rezultate të shkëlqyera. Pas pesë ditësh bëhet një pushim prej një jave dhe pastaj, nëse dëshironi, mund të vazhdohet.
Gjatë dietës për çdo ditë, duhet të pini tetë gota ujë, çaj ose lëng freskues nga frutat e shtrydhur.
Dieta me shalqi
Mëngjesi për çdo ditë i njëjtë: Fetë shalqiri dhe pija juaj e preferuar në mëngjes (kafe, çaj jeshil, etj). Feta është një copë shalqiri prej 300-350 gramë.
Dita e parë
Dreka: 100 g mish lope të zier, 100 g oriz të gatuar me salcë domatesh, një fetë shalqi.
Darka: 50 g djathë, një fetë buke të thekrës.
Dita e dytë
Dreka: Bukë thekre, 50 g mish pule të gatuar apo gjeldeti, një fetë shalqiri.
Darka: 100g peshk të pjekur në skarë, një fetë buke të thekrës, sallatë.
Dita e tretë
Dreka: 30 g spageti me djathë dhe domate, një fetë shalqi.
Darka: Sallatë e përzier me domate, tranguj, speca, qepë dhe marule, 50 g djathë të freskët, një fetë shalqi.
Dita e katërt
Dreka: Një pjatë supë perimesh, një fetë buke të thekrës, 50 g mish pule të gatuar, një fetë shalqi.
Darka: 2 patate të ziera me djathë parmezan, sallatë, një fetë shalqi.
Dita e pestë
Dreka: 50 g mish viçi të zier me kërpudha, një fetë buke të thekrës, një fetë shalqi.
Darka: 50 g djathë të freskët, 2 feta buke të thekrës, një fetë shalqi.
Si të zgjedhim shalqirin e duhur
Kur të blini shalqi, duhet theksuar se lëvorja e tij duhet të jetë jo shumë e ndritshme. Kur goditet në lëvore, tingulli nuk duhet të jetë bosh, kurse pjesa ku shalqiri është i shtrirë në tokë gjatë pjekjes, duhet të jetë verdhoshe.
Shalqiri mund të mbahet në frigorifer deri në një javë. Copat e prera të tij mbështjellën me fletë plastike për të parandaluar atë nga tharja dhe thithja e aromave të ushqimeve tjera.
Edhe pjepri tejet i dobishëm
Ai përmban një sasi të madhe uji (90%). Ky frutë është i përshtatshëm për ushqim dietik dhe shërben për pastrimin e organizmit. Pjepri përmban një numër të lartë vitaminash si A, B, C, E. Ai për mban gjithashtu: bakër, beta karotinë, fibra bimore, hekur, vaj eterik, kalium, magnez, natrium, acid organik, mangan, zink.
Përmbajtja e tij në kalori është e ulët. Pjepri, përveçse është një ushqim shumë i shëndetshëm, është një shërues i shkëlqyer për shumë sëmundje për shkak të shumë përbërësve të dobishëm. Sipas specialistëve pjepri mund të ndikojë në shërimin e akneve, alergjive, anemisë, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, diabetit, impotencës, disa lloje të kancerit, pagjumësisë, rënies së imunitetit, fertilitetit, ngritjes së temperaturës, infeksioneve të ndryshme.
Këto janë arsye të mjaftueshme për t’u bindur për vlerat e këtij fruti. Konsumojeni sa më shumë në këto ditë vere./Arbresh.info/
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...