Dielli po hyn në një cikël me aktivitet “të dobët”. Ky moment i jetës së yllit duhet të vijë gjatë këtyre dy viteve: ku bëhet fjalë për një fakt natyror, edhe pse shkencëtarët nuk janë të qartë se çfarë do të sjellë një gjë e tillë.
Ky dyshim ka dalë gjatë hulumtimi të publikuar nga “Royal Astronimical Society” në revistën Monthly Notices. Studimi i koordinuar nga Yvonne Elsworth, ka analizuar “melodinë” e prodhuar nga valët e presioni të brendshëm të diellit. Falë kësaj “muzike”, është dalë në përfundimin e statusit të aktivitetit magnetik të diellit.
Sipas Elsworth: -“Dielli është shumë i ngjashëm me një instrument muzikor, me përjashtim të faktit se notat e tij janë në një frekuencë shumë të ulët, rreth 100.000 herë më pak se ajo e notës ” Do “.”
Ky studim u mundësua nga Solar Oscillations Network, një rrjet prej gjashtë teleskopëve të shpërndarë në vende të ndryshme.
Është padyshim një moment i pazakontë për diellin, i cila në vitet e fundit ka ngushtuar fushën e tij magnetike dhe reduktuar shpejtësinë e rrotullimit të shtresave të tij të jashtme.
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins
Konfiskohen disa armë zjarri në Gjilan, policia interviston ...