Dielli do të shndërrohet në gur

19:48 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Pritet që densiteti i Diellit të bëhet sa 200,000 herë ajo e Tokës

Astronomët kanë gjetur dëshmitë e para direkte se yjet e vjetra shndërrohen në gur, pasi që të mbesin pa karburant bërthamor dhe pasi që fillojnë të ftohen. Shkencëtarët kanë përdorë teleskopin hapësinor Gaia për të përcjellë 15,000 kandidatë ‘xhuxha të bardhë’ në një distancë prej rreth 300 vite të dritës nga Toka. Ata gjetën një numër të madh yjesh që tregonin shenja që kanë filluar të ftoheshin dhe ishin duke u shndërruar në gur.

Xhuxhat e bardhë

Dr. Pier-Emmanuel Tremblay, nga Departamenti i fizikës në Universitetin “Warwick”, thonë se vëzhgimet konfirmuan teorinë 50-vjeçare. Dr. Tremblay thotë se kjo është dëshmia e parë direkte se ‘xhuxhat e bardhë’ kristalizohen, apo kalojnë nga lëngu në gjendje të ngurtë. ‘Pesëdhjetë vjet më parë ishte parashikuar që duhet vëzhguar grumbullimin e numrit të xhuxhave të bardhë në yjësi të caktuara dhe ngjyrën e tyre si pasojë të kristalizimit dhe, vetëm tani kjo është vërejtur. Që të gjithë xhuxhat e bardhë do të kristalizohen në një moment të caktuar në evoluimin e tyre, edhe pse yjet më masive nga ky grup i nënshtrohen këtij procesi më herët. Kjo nënkupton se me miliarda xhuxha të bardhë në galaktikën tonë tanimë e kanë mbaruar procesin dhe tani janë sfera kristalore në hapësirë.

Së pari do të bëhet një gjigand i kuq

Edhe Dielli pritet që të shndërrohet në një xhuxh të bardhë kristalor për rreth 10 miliardë vjet. Sferat e kristalta përmbahen nga karboni dhe oksigjeni nën një densitet aq të lartë, sa që struktura e tyre kristalore i bën ato të duken sikur metal. Aktualisht, Dielli është një yll i verdhë xhuxh. Përgjatë 5 miliardë vjetësh ai do të bëhet në fillim një gjigant i kuq, e më pas do të tkurret, duke u bërë xhuxh i bardhë, duke u forcuar dhe ngurtësuar. Eventualisht, xhuxhat e bardhë ftohen dhe shndërrohen në xhuxha të zinj, kur nuk lirojnë më nxehtësi.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme