Diamantët e kuq janë më të rrallët absolutisht. Ai që arrin të mbajë një të tillë në dorën e tij është me të vërtetë me fat. Kështu thotë Graeme Thompson i shtëpisë së ankandeve Bonhams që do të nxjerrë shumë shpejt në shitje të çmuarën Argyle Everglow, një diamant i kuq nga 2.11 karat.
Për të kuptuar se sa i rrallë është ky gur i çmuar mjafton të dish se Rio Tinto, shoqëria pronare e minierësë ë australiane Argyle, që ka nxjerrë diamantin, ka nxjerrë vetëm 20 ekzemplarë të diamantit të kuq në 33 vitet e fundit të aktivitetit të saj.
Diamanti do të dalë në ankand për çmim bazë prej 10 milionë dollarësh, bëjnë të ditur burime. Evergloë nuk është më pak i çmuar mes diamantëve të kuq të ekzistojnë, i pari është gjetur në Brazil në 1990 Moussaieff Red, 5.11 karat.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...