Dhoma e gjumit e e cila është e rrethuar me peshkaqenë

14:10 | 30 Mars 2016
Arbresh.info

Nuk ka dyshime që kjo është një dhomë me pamje, por sa do të dëshironin të flinin të rrethuar me peshkaqenët? Një dhomë e veçantë nënujore, e vendosur brenda 3 milionë litrave ujë është krijuar në Akuariumin e Parisit.

Fituesit e një konkursi do të kenë mundësinë të qëndrojnë atje në muajin prill, para se dhoma të kthehet në një qendër kërkimore.

Dhoma është e zhytur në akuariumin 10 metra të thellë dhe, një mur prej xhami ndan vizitorët nge 35 peshkaqenë. Brenda saj mund të qëndrojnë dy persona dhe hapësirën më të madhe e zë një shtrat i rrumbullakët.

Eksperienca e të fjeturit nën ujë synon gjithashtu të informojë 3 fituesit e konkursit dhe të ftuarit e tjerë lidhur me peshkaqenët, përmes zhytësit Fred Buyle.

“Peshkaqenët keqkuptohen shumë. Njerëzit duhet të kuptojnë se, ata nuk janë të rrezikshëm. Eksizstojnë vetëm sjellje të rrezikshme me peshkaqenët”, tha ai./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme