Diçka është duke ndodhur në pikën më të ulët të plantit tanë, rreth 423 metra nën nivelin e detit.
Deti i Vdekur, një pellg i kripës i rrethuar nga Izraeli, Jordania dhe Bregu Perëndimor, është duke u tharë në një shkallë alarmuese – rreth 0.93 metra në vit, sipas grupit mjedisor “EcoPeace Middle East”.
Faji bie kryesisht mbi veprimet njerëzore, transmeton Express.
“Nuk është se një shtet i caktuar po e ndëshkon Detin e Vdekur; është i tërë rajoni,” thotë fotografi Moritz Kustner, i cili e ka vizituar detin në shkurt të këtij viti për të punuar në seritë e “Deti i Vdekur që po shuhet”.
Deti i Vdekur ka nevojë për ujë nga burimet tjera natyrore që e rrethojnë, siç është limani i Lumit të Jordanisë. Por, në vitet 1960-ta, është ndryshuar drejtimi i rrjedhës së ujit të disa nga burimeve ujore në të cilat ishte mbështetur. Për shembull, Izraeli e ka ndërtuar një tubacion uji gjatë asaj kohe, në mënyrë që ta furnizonte vendin me ujë.
Dhe pastaj, Lindja e Mesme është shumë e nxehtë dhe natyrisht klima atje është e thatë, gjë që e bën të vështirë për pellgun që ta rimbushë veten.
Vitin e kaluar, Izraeli dhe Jordania nënshkruan një marrëveshje në vlerë 900 milionë dollarë, në përpjekje për ta stabilizuar nivelin e ujit në Detin e Vdekur.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme