Hulumtuesit e dukurive paranormale, në përpjekje për ta vërtetuar ekzistencën e reinkarnimit si proces, kanë mbledhur disa prova, për të cilat pretendojnë që e shpjegojnë këtë fenomen
Shenjat trupore të vëllait të vdekur Në vitin 1979, Kevin Christenson kishte vdekur në moshën dyvjeçare. Thyerja e këmbës kishte bërë që doktorët t’ia zbulonin një tumor në tru, i cili më pas kishte ndikuar drejtpërsëdrejti në verbimin e syrit të tij të majtë dhe në shpërfaqjen e një shenje mbi veshin e djathtë. Dymbëdhjetë vjet më vonë, nëna e Kevin-it, e cila ishte ndarë nga babai i tij për t’u martuar me dikë tjetër, e kishte sjellë në jetë një djalë tjetër, të quajtur Patrick. Djaloshi, qysh prej fillimit, e kishte befasuar nënën e tij me ngjashmëritë që kishte me Kevinin. Mirëpo, “befasia” më e madhe ishte ruajtur për më vonë. Menjëherë pasi kishte filluar të fliste ai kishte thënë që i kujtohej se si i ishte nënshtruar një operacioni dhe kur ishte pyetur se ku e kishin prerë, ai kishte prekur pjesën mbi veshin e djathtë, në vendin e njëjtë ku ishte operuar Kevin-i. Shenja në lëkurë Patrick-u kishte pasur edhe në shpinë, ku Kevin-i kishte pasur ndërhyrje gjatë leukemisë. Më vonë ai kishte filluar të fliste edhe për “shtëpinë e vjetër”, ndonëse asnjëherë nuk kishte ndërruar shtëpinë.
Djaloshi i lindur me plagë të plumbit Ian Stevenson ka qenë profesor i psikiatrisë në Universitetin e Virxhinias, i cili është përqendruar në reinkarnim. Në vitin 1993 ai kishte publikuar një hulumtim shkencor, të përbërë nga disa shenja të lindjes dhe defekte të lindjes, që, sipas tij, ishin të ndërlidhura me kujtimet nga jeta e kaluar. Sipas gjetjeve të tij, shumica e defekteve të lindjes shkaktohen nga “shkaqe të panjohura”. Në njërin prej rasteve që ai i kishte hulumtuar një djalosh nga Turqia e kujtonte jetën e një burri, i cili ishte vrarë me revole. Pasi ishin hulumtuar të dhënat e spitaleve ishte gjetur një burrë, i cili kishte vdekur si pasojë e plumbit që e kishte marrë në anën e djathtë të kafkës së tij. Djaloshi, në anën tjetër, kishte probleme me zhvillimin e anës së djathtë të fytyrës, si pasojë e një sëmundjeje të rrallë dhe dukej sikur ishte qëlluar me plumb.
Shenjat e lindjes Në disa pjesë të Azisë ekziston tradita e shënjimit të trupit të një personi të vdekur. Familjarët e të ndjerit bëjnë një shenjë në trupin e tij, me shpresën që shpirti i tij do të prehet në paqe dhe do të reinkarnohet në trupin e një familjari. E, nëse një i afërm i tij lindet me ndonjë shenjë në trup, në hapësirën ku është shënjuar i vdekuri, atëherë kjo llogaritet si dëshmi që shpirti i të ndjerit tanimë është futur në trupin e të porsalindurit. Në vitin 2012, profesorët Jim Tucker dhe Jurgen Keil kishin filluar një hulumtim për identifikimin e rasteve kur shenjat në fjalë ishin transferuar në shenja lindjeje. Në njërin prej rasteve, që ata e kishin studiuar, një djalosh nga Mianmari ishte lindur me një shenjë në bërryl, që ishte identike me shenjën që ia kishin punuar gjyshit të tij, i cili kishte vdekur 11 muaj para se ai të lindej. Kur djaloshi i kishte mbushur dy vjet, ai e kishte quajtur gjyshen e tij Ma Tin Shwe, emër të cilin e kishte përdorur vetëm gjyshi i tij i ndjerë.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...