Dëshira për t’u dukur gjithmonë e re, e freskët dhe e bukur mund të tejkalojë caqet e përkujdeses normale dhe të shndërrohet në një obsesion, i cili mund të rezultojë fatal duke lënë shenja të parikuperueshme.
I tillë është rasti i modeles koreano-jugore Hang Mioku, e cila përballë refuzimit kategorik të mjekëve për të mos kryer më ndërhyerje kirurgjikale në fytyrë, vendosi ta bëjë vetë diçka të tillë duke ndërmarrë një hap shumë të rrezikshëm, injektimin e silikonit në kushte shtëpie.
Për këtë asrye ajo ju drejtua tregut të zi të silikonit, çka do të shënonte një pikë kthese në jetën e saj. Në vend të silikonit modelja simpatike kishte injektuar vaj gatimi që solli një shpërfytyrim të frikshëm. Pas horrorit, ish-modelja u kthye në një simbol të fushatave kundër ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, që në Korenë e Jugut janë masive dhe nisi procedurat për nënshtrimin e një operacioni për heqjen e silikonit. Operacioni i parë u transmetua drejpërdrejt në televizionet vendase.
Në 10 ndërhyrjet e para, mjekët mundën të heqin 60 ml silikon vaj dhe substanca të tjera të jashtme nga fytyra dhe 200 gramë në pjesën e qafës. Pavarësisht ndërhyrjeve, Hang është ende e shpërfytyruar. Në intervista për mediat koreane ajo thotë se ka dëshirë që t’i rikthehet sërish fytyra e mëparshme.
(FOT
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...