Derrat mund të luajnë video lojëra, zbuluan shkencëtarët, pasi vunë në provë katër derra argëtues.
Katër derrat – Hamlet, Omelette, Ebony dhe Ivory – ishin trajnuar për të përdorur një dorezë të stilit Arcade për të drejtuar një kursor brenda ekranit në mure.
Studiuesit thanë se fakti që derrat kuptuan lidhjen mes dorezës dhe lojës “nuk është një gjë e vogël”, shkruan BBC.
Dhe derrat madje vazhduan të luanin edhe kur u prish shpërndarësi i ushqimit që merrnin si shpërblim.
Zakonisht, derrave do t’u jepej një topth ushqimor për “fitore” të nivelit të lojës. Por gjatë testimit, u prish – dhe ata vazhduan të kalojnë nivelet e lojës.
“Ky lloj studimi është me rëndësi sepse, si me çdo qenie të ndjeshme, mënyra se si ndërveprojmë me derra dhe çfarë i bëjmë atyre ndikon dhe ka rëndësi për ta,” tha autorja kryesore Dr Candace Croney.
Ekipi i studiuesve gjithashtu menduan se fakti që derrat mund tu luanin video lojëra – meqenëse janë kafshë largpamëse pa duar apo gishta, ishte “e jashtëzakonshme”.
Por nuk ishte e lehtë për ta.
Një nga dy derrat Yorkshire, Hamlet ishte më i mirë në lojë se Omlette, por të dy patën probleme kur bëhej më vështirë – për të goditur objektivin e vetëm për më pak se gjysmën e kohës.
Derrat e vegjël, Panepinto, kishin një hendek më të madh të aftësive për lojë – përderisa Ivory ishte në gjendje të godiste objektivin 76% të kohës, Ebony mund ta bënte atë vetëm 34% të kohës, transmeton arbresh.info.
Por studiuesit ishin të kënaqur që përpjekjet ishin të qëllimshme dhe të përqendruara, në vend se të rastësishme – atë që ata e quajtën “mbi rastësi”
Kjo do të thotë që “deri në një pikë, të gjithë fituan lidhjen midis dorezës dhe lëvizjes së kursorit”.
Kate Daniels, nga Ferma Willow në Worcestershire, i tha radios BBC se përderisa shkencëtarët mund të impresionohen, “Nuk mendoj se kjo do të vjen si befasi për këdo që punon me derra”.
Ajo shtoi: “Ata nuk po luajnë Minecraft – por që ata mund të manipulojnë një situatë për të marrë një shpërblim nuk është një befasi aspak.”
Ajo parafrazoi një citat që shpesh i atribuohet Winston Churchill: “Qentë ju ‘adhurojnë’, macet ju ‘nënçmojnë’, dhe derrat ju shikojnë drejt në sy si të barabartë.”
Ajo shtoi: “Kur ju shikoni një derr në sy, ju mund të tregoni se aty ka mençuri.”
Ende, derrat nuk janë aspak afër njerëzve kur luajnë lojëra – apo edhe primatët më pak inteligjentë.
Eksperimente të ngjashme janë kryer me shimpanze dhe majmun, të cilët kanë avantazhin e gishtërinjëve të kundërt, dhe ishin në gjendje të plotësonin kërkesa shumë më të lartë nga studiuesit.
Punimi është publikuar në revistën Frontiers in Psychology./arbresh.info/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...