Nëse Toka vazhdon të nxehet me ritmin e saj actual gjatë 50 viteve të arshdhme, më shumë se tre miliardë njerëz mund të jetojnë në zona shumë të nxehta, sipas studimit të fundit të botuar në Procedimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara.
Studimi është hartuar nga një ekip ndërkombëtar i arkeologëve, klimatologëve dhe ekologjistëve dhe deklaron se nëse emetimet e gazrave serë vazhdojnë me ritmin e tanishëm, miliarda njerëz do të jetojnë në kushte më të nxehta deri në vitin 2070, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Për çdo shkallë të ngrohjes, një miliardë njerëz do të duhet të migrojnë në rajone më të ftohta ose të përshtaten me temperaturat jashtëzakonisht të larta.
Studimi shpjegon se kjo do të ndodhë sepse për mijëra vjet njerëzit kanë jetuar në një “vend të ngushtë klimatik”, në të cilin temperaturat mesatare janë ideale që shoqëria të lulëzojë dhe kushte të favorshme për rritjen e ushqimit dhe mbajtjen e bagëtive.
Bashkautor i studimit, arkeologu nga Universiteti i Uashingtonit Tim Kohler, tha se gjetjet e studimit duhet të shihen si rasti apo skenari më i keq që mund të ndodhë nëse nuk ndryshojmë stilin e jetës tonë.
Duke përdorur të dhënat e temperaturës në të gjithë botën përmes historisë dhe shpërndarjes së popullatës njerëzore, studiuesit kanë zbuluar që njerëzit, si dhe speciet e tjera të kafshëve, bëjnë më së miri në një klimë të ngushtë, domethënë, shumica e popullsisë së botës jeton në zona ku mesatarisht temperaturat vjetore janë midis 11 dhe 15 gradë.
Ndër vendet më të nxehta në Tokë është pjesa Sahariane e Afrikës, ku temperatura mesatare është mbi 29 gradë, dhe këto kushte ekstreme mbulojnë 0.8 përqind të zonës në tokë, por shkencëtarët në studim vunë re se këto nxehtësi ekstreme mund të shtrihen në 19 përqind të sipërfaqes së Tokës dhe të godasin 3.5 milardë njerëz.
Zonat e Afrikës nën-Sahariane, Amerikës së Jugut, Indisë, Azisë Juglindore, Gadishullit Arabik dhe Australisë mund të preken më së shumti.
Sidoqoftë, shkencëtarët besojnë se ekziston shpresa sepse një ulje e shpejtë dhe thelbësore e emetimeve globale të karbonit mund të përgjysmojë numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj kushteve të ngrohta ashpër./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...