Nëse alienët do të kishin ardhur nesër, gjuhëtarët mund të ishin të parët që do të thirreshin nga Qeveria – tani që ka dalë edhe filmi “Arrival”.
Filmi ngrihet mbi hipotezën e “Sapir-Whorf”, sipas të cilës gjuha që flet përcakton mënyrën se si e sheh botën. Shumë njerëz e konsiderojnë këtë ide bindëse, por nuk ka patur prova shkencore që të folurit e një gjuhe të caktuar ndikon në mënyrën se si ne mendojmë.
Ekzistojnë më shumë se 6000 gjuhë të folura sot në botë dhe ne nuk dimë shumë për pjesën më të madhe të tyre – ato nuk kanë gramatika të shkruara apo fjalorë. Gjuhët mund të tingëllojnë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe, kur jemi përpjekur të mësojmë një gjuhë të huaj në moshë të madhe, kemi parë se gramatika mund të jetë e ndryshme, por variacionet kanë prirjen që të jenë të kufizuara.
Gjuhët njerëzore kanë të përbashkëta disa tipare dhe parime themelore. “Gramatika universale” është ajo që gjuhëtarët e quajnë kapaciteti njerëzor për gjuhën; ne lindim të pajisur me disa elementë të gjuhës. Duket se fëmijët nuk e mësojnë një gjuhë nga zeroja – ata e kanë një pikënisje.
CIlido që ka ndërvepruar me fëmijë të vegjël, e di që ata nuk janë të aftë për të bërë gjithfarësoj gjërash – të lidhin këpucët, të vishen vetë – e megjithatë, ata fillojnë të formojnë fjali komplekse, për të cilat të rriturit nuk i kanë mësuar.
Çdo fëmijë i shëndetshëm që është i ekspozuar mjaftueshëm ndaj një gjuhe, do ta mësojë atë gjuhë, gjë që është shumë mbresëlënëse kur e mendon. Përtej fjalëve që po mësojnë, të cilat mund të ndryshojnë shumë nga një gjuhë në tjetrën, një tjetër pyetje është: si e mësojnë ata gramatikën dhe të bëjnë gjëra më të ndërlikuara, si formimi i pyetjeve?
Fëmijët e vegjël bëjnë shumë gabime dhe janë gabime që shpesh herë të argëtojnë pa masë, por më e mrekullueshmja është se fëmijët në të gjithë botën, që mësojnë gjuhë të ndryshme, bëjnë të njëjtat lloje gabimesh në po të njëjtat periudha të zhvillimit të tyre. Gabimet nuk janë rastësorë dhe ata na mësojnë se si gramatika zhvillohet në tru.
Parashikohet se 90 për qind e 6000 gjuhëve që fliten në botë sot do të kenë humbur deri në fund të shekullit. Për folësit e gjuhës është një humbje e madhe, jo sepse ata nuk mund të mësojnë një tjetër gjuhë, por sepse shpesh herë mbartin informacione kulturore, dhe një pjesë e madhe e identitetit tonë është e lidhur me faktin që jemi pjesë e një grupi folësish të një gjuhe.
Ka shumë gjëra në lojë. Në po të njëjtën mënyrë, si humbja e një bime apo specie është humbje e madhe për biologjinë apo ekologjinë, humbja e një gjuhe nënkupton që mund të jemi humbur një pjesë të rëndësishme të gjëzës, për mënyrën se si funksionojnë gjuhët. /BigIssue/bota.al/
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve