Dera e hotelit ku qëndroi Bob Dylan shitet për 100 mijë dollarë

20:17 | 13 Prill 2018
Trina Galanxhi

Dera e dhomës së hotelit Chelsea në Nju Jork, ku qëndroi këngëtari amerikan Bob Dylan është shitur në ankand për 100 mijë dollarë.

Kjo është një nga 50 dyert e shitura të hotelit, në të cilat qëndruan një mori yjesh, transmeton portali arbresh.info

Dera e dhomës së Janis Joplin dhe Leonard Cohen gjatë një marrëdhënie, si dhe e këngëtares Joni Mitchell , janë shitur për 85 mijë dollarë.

Hoteli, i ndërtuar në vitet 1880, u bë një qëndrim afatgjatë për breza të këngëtarëve, bohemëve dhe shkrimtarëve.

Hoteli shërbeu gjithashtu si një vendbanim për shkrimtarët Mark Twain dhe Tom Wolfe, ndërsa shkrimtari Arthur C Clarke e shkroi skenarin e filmin 2001: A Space Odyssey në Chelsea Hotel./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme