Google ADS

Deputet e Republikës së Maqedonisë tregojnë ku do festojnë naten e Vitit të Ri

18:56 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Festën e Vitit të Ri të gjithë deputetët do ta kalojnë me familjet dhe miqtë më të afërt. Disa prej tyre në vendlindje e të tjerët në vende më piktoreske.

Në anketën e realizuar, u zotuan se do të angazhohen për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, njëherit prioriteti I tyre kryesor.

Ku do ta festoni Vitin e Ri?

Në vendin tim të lindjes, në Manastir – thotë Hari Lokvenec, LSDM.

Cilët janë prioritetet Tuaja për vitin e ardhshëm dhe çfarë prisni?

Përfundova me mandatin e deputetit dhe me gjasë do të jem pjesë e pushtetit ekzekutiv. Dua të ndihmoj në realizimin e programit të kryeministrit Zoran Zaev – u shpreh Hari Lokvenec, LSDM.

Me djalin, me nusen do të shkojmë në Strugë. Kemi vendosur. Do të shkojmë. Është qytet i bukur. Shpresojmë edhe nga Ohri të kalojmë pak. Shpresoj se do të jem në shërbim të gjithë qytetarëve, të cilët do të më drejtohen. Natyrisht se aty ku do të jem në gjendje t‘iu ndihmoj – dekalroi Gjylymsere Kasapi, LSDM.

Me familjen, sepse jam mavrovas dhe kam vikend shtëpi në Mavrovë. Të përmirësohet situata në shtet, qytetarët më mirë të jetojnë. Duhet të pritet ndryshimi i mjaftë ligjeve, që janë në interes të qytetarëve – tha Bllagojçe Tërpevski, LSDM.

Madje disa deputetë u shprehën optimistë se 2018-ta do të sjell me vete hapa konkrete në euro-integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Në shtëpi, me familjen. Mendoj se do të jetë mjaftë mirë. Pres jetë më normale për Maqedoninë dhe qytetarët e Maqedonisë. Mendoj se është krijuar një situatë si brenda vendit ashtu edhe në planin ndërkombëtar, ku Maqedonia mund të bëjë hapa serioze – u shpreh Liljana Popovska, Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë.

Tradicionalisht festën e Vitit të Ri e shënojmë në shtëpi, tek shtëpia e prindërve të mi, bashkë me vëllezërit, me familjet e tyre, me nipërit e mbesat.

Përmbushja e reformave me urgjencë të madhe, raport pozitiv nga Komisioni Evropian,

Strategji afirmative nga Junker për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ftesë në Samitin e Ardhshëm në Bruksel për anëtarësim në NATO dhe rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit. Këto janë prioritete të caktuara dhe besoj se do të realizohen brenda vitit 2018 – tha Artan Grubi, BDI.

Me gjasë në Shkup me miq. Prioriteti ynë është ta realizojmë një pjesë të programit zgjedhor të Partisë Liberal-Demokratike, disa prej zotimeve tona t’i inkorporojmë në atë që punon kjo Qeveri. Kështu që, shpresojmë se do të kemi suksese edhe në demokratizimin e shtetit edhe në përmirësimin e standardit të qytetarëve, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – deklaroi Goran Milevski, Partia Liberal-Demokratike.

Ndryshe, shumë reforma të Planit 3-6-9 janë planifikuar të realizohen deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, me shpresë të marrjes së një rekomandimi të pastër nga BE-ja.  /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme