Google ADS

David Goodall, shkencëtari 104 vjeç i jep fund jetës në Zvicër

22:36 | 10 Maj 2018
Trina Galanxhi

Shkencëtari David Goodall, 104 vjeç ka vdekur pasi ka zgjedhur të përfundojë jetën e tij në një klinikë në Zvicër.

Botanisti londinez, që nuk po vuante nga ndonjë sëmundje, tha se vendimi i tij kishte ardhur si pasojë e cilësisë së dobët të jetës, transmeton portali arbresh.info

Goodall ka fluturuar nga Australia për të kryer vetëvrasje, vendim që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës.

Pak para vdekjes, ai tha se “është i lumtur” që po i jep fund vetes.

Dreka e fundit që kërkoi shkencatëri ishte peshk dhe patate dhe tortë me djath dhe në momentet e fundit ai ka kërkuar të dëgjojë simfoninë e 9-të të Betovenit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme