Një grua nga Indiana në SHBA, nuk ka dashur që martesa e anuluar të shkojë huq.
Për këtë arsye, Sarah Cummins, e ka organizuar një festë për personat e pa strehë.
Ajo ka deklaruar se ka anuluar martesën me ish të dashurin e saj, për arsye që nuk i ka bërë publike dhe në vend të saj ka menduar të organizojë një festë me njerëz të panjohur.
Ajo ka thënë se një nga arsyet ka qenë se marrëveshja 30,000 dollarëshe që kishte bërë me pronarët e lokalit se ku do të mbahej dasma, ishte e panegociushme andaj krijoi një tjetër festë.
Ajo ka thënë se ka menduar si ide më të mirë që ushqimin për 170 persona, të hante dikush tjetër pasi dasma nuk do të mbahej.
Për mua, kjo ka qenë një mundësi t’ju tregoj këtyre personave se ata e meritojnë të jenë në një vend të tillë, sikurse çdokush tjetër”, ka thënë Cummins, 25 vjeçare.
Njëri nga të mysafirët ka thënë së është e lumtur që është ftuar.
“Për shumicën nga ne, është mirë që të shohim se çka mund të kemi, ose çka kemi pasur dikur”, ka thënë Allen.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...