Kina ka nisur një fushatë për të paralajmëruar femrat për rrezikun që mund t’i kanoset vendit nëse ato vendosin ti besojnë një të huaji i cili mund të ketë qëllime të tjera.
Autoritetet kanë paralajmëruar femrat, sidomos ato të punësuara në administratën shtetërore, që të mos verbërohen nga dashuria ndaj një të huaji pasi ai mund të jetë spiun dhe kështu tradhtojnë vendin.
Për ta ilustruar më mirë, ata kanë krijuar një histori mes David, një të huaji në Kinë, dhe një femre kineze, Xiao Li.
Kjo e fundit, e cila mban një pozicion në administratën shtetërore, vendos t’i japë informacione të rëndësishme djaloshit perëndimor pasi sipas autoriteteve, është e hutuar nga komplimentet dhe lulet që David i dhuron.
Por, një ditë, policia i troket në derë dhe i tregon se ka bashkëpunuar me një spiun perëndimor, prandaj rrezikon disa vite burg.
Dhe për të shmangur një përfundim si të vajzës në posterat e fushatës, shteti iu kërkon femrave të mos i besojnë shumë djemve të bukur perëndimorë që thonë se kanë ardhur për të bërë disa kërkime.
/ Top Channel
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...