Kanë dalë në shitje kallashnikovët e parë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Firma ruse ka njoftuar se selia në Amerikë ka prodhuar dy lloje të kallashnikovëve: Njërin me magazinë në formë të bananes që ka kapacitet të mbajë deri në 30 plumba dhe versioni standard.
Thomas McCrossin, drejtor i Kalashnikov USA, ka thënë për CNN se kompania e tij ka filluar prodhimin e armëve në Amerikë menjëherë pas hapjes së fabrikës, por nuk ka bërë të ditur lokacionin e saj, transmeton Koha.net.
Sllogani i fabrikës së kallashnikovëve në Amerikë është: “Trashëgimi ruse, shpikje amerikane”, ndërkaq, kishte plane që armët të importoheshin nga Rusia, por këtë nuk e lejoi Barack Obama shkaku i sanksioneve kundër rusëve ndaj ngjarjeve në Ukrainë.
AK-47 ishte krijuar nga Mikhail Kalashnikov në ish-Unionin Sovjetik në vitin 1947. Saktësia dhe qëndrueshmëria e tij, kanë bërë që ai të jetë njëri prej automatikëve më popullor në botë.
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...