Dadoja xhirohet duke goditur vajzën e sëmurë e duke e gjuajtur në dysheme (VIDEO)

14:13 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Një punëtore e kujdesit është burgosur pas publikimit të videos shokuese ku ajo shihej teksa godiste fëmijën për të cilin paguhej që të kujdesej e që ishte me paralizë cerebrale.

Larissa Sandevi ka xhiruar në mënyrë të fshehtë punëtoren ndërkohë që po godiste vajzën e saj 13 vjeçare 15 herë, transmeton Arbresh.info.

Ngjarja është zhvilluar në Kharkiv të Ukrainës ndërsa e ëma është shokuar kur ka parë që punëtorja e kujdesit e godiste vajzën e saj Valeria në fytyrë dhe e shtynte në dysheme.

Larissa kishte vendosur të fuste kamera në shtëpi pasi kishte vërejtur shenja në trupin e vajzës së saj.

Raste të ngjashme ndodhin shpesh në botë dhe raportohen edhe në media./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme