Gjatë 30 ditëve të fundit, shkencëtarët kanë regjistruar 55 lëkundje sizmike në afërsi dhe thonë se do të ketë edhe mbi 100 tërmete të tjera. Aktiviteti sizmik vjen në përputhje me parashikimet e vitit 2008 për rigjenerim të magmës.
Por, ende nuk ka vend për shqetësim për momentin, pasi shkencëtarët thonë se nuk ka shenja të një “aktivitet shpërthyes të menjëhershëm”.
Shkencëtarët me Observatorin Vullkanik të Kaskadave (CVO) dhe Rrjetin Sizmik të Paqësorit Veriperëndimor (PNSN) zbuluan së pari tërmetet më 21 prill, sipas USGS. Dëbora e madhe e rënë këtë dimër shkaktoi “humbje” të mjeteve regjistruese.
Tërmeti më i madh deri më tani është me magnitudë me 1.3 dhe shumica prej tyre kanë ndodhur rreth 5 km në thellësi. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë zbuluar ndonjë sinjal të shpërthimit të gazit. Lëkundjet tregojnë se vullkani vdekjeprurës i 40 viteve më parë po rikthehet.
Vullkani i konsideruar si më i rëndi në Shtetet e Bashkuara shpërtheu më 18 maj të vitit 1980, pas dy muajve të rritjes së aktivitetit të tij vullkanik.
I konsideruar si më shkatërrimtari, vullkani vrau 57 persona dhe shkatërroi qindra shtëpi, 57 ura, dhe rreth 200 milje rrugë, përveç shkatërrimit të dhjetëra mijëra hektarë pyje.
Shpërthimi dërgoi një re të hirit më shumë se 12 milje në atmosferë në vetëm 10 minuta. Hiri arriti në verilindje dy ditë më vonë dhe rrethoi tokën brenda 15 ditëve, sipas Survey Gjeologjik i SHBA.
Vullkani kishte qenë i fjetur për më shumë se 100 vjet derisa aktiviteti sizmik filloi të rriten në mars 1980.
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...